Kongresmeni Lee Zeldin merr në pyetje Antony Blinken mbi caktimin e Berishës non-grata/Nuk është në gjendje të jepë një përgjigje të drejtë

0
1437
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kongresmeni Lee Zeldin, një mik i mahnitshëm për shqiptarët, sapo mori në pyetje Sekretarin e Shtetit Antony Blinken mbi caktimin e Sali Berishës si persona jo-grata dhe kërkoi fakte që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës.

Blinken nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të drejtë dhe referoi Kongresmenin për të kërkuar më shumë informacion në Zyrën e Punëve të Ligjvënësve, gjë që Kongresmeni Zeldin synon të bëjë.

Blinken gjithashtu u shpreh se vete nuk ka folur me Soros, por nuk di te thote nese Departamenti thjesht ka nderruar etiketen e raporteve te Soros dhe mediave vendore te paguara nga korrupsioni galopant i Edi Rames.

Blinken është ende duke dëshmuar përpara Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përparësitë e politikës së jashtme të departamentit dhe kërkesës për buxhetin 2022.

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja që mund ta ndajmë me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për përfshirje korruptive të tij dhe s’mund të gjeja asjgë.

ANTONY BLINKEN: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona

Zjarr Tv Ad