Koni i përgjigjet dekanëve: Më kanë zgjedhur pedagogët e studentët, jo ju

0
292
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni i është përgjigjur kërkesës për shkarkim të dekanëve të katër fakulteteve të UT, drejturar ministres Lindita Nikolla. Në një letër të hapur Koni thotë se do të donte të ishte njohur nga vetë ministrja me këtë kërkesë, por lajmin e ka marrë vesh nga mediat. “Rektorin e zgjedhin pedagogët dhe studentët”, u drejtohet dekanëve Koni. Madje, ai kujton periudhën e akreditimit, kur rektorë kanë qënë 4 dekanët, që sot kërkojnë shkarkimin e tij. “Ju siguroj se do të vazhdoj të kërkoj nga organi i akuzës që të shqyrtoj çdo çështje për të cilën unë i jam drejtuar, në mënyrë që çdo kush që ka shkelur ligjin të dënohet dhe e drejta dhe ligji të triumfojë. Ju siguroj se do të vazhdoj të jem Rektor i UT-së deri në përfundimin e mandatit tim të parë duke u përgatitur për mandatin tim të dytë. Gjithashtu, ju siguroj se askush dhe për asnjë arsye nuk më ndal në rrugën time të së drejtës, sepse me vete kam ligjin dhe Zotin!”, përfundon Koni.

Zjarr Tv Ad