Konkluzionet e Komisionit të Venecias gati deri më 11 tetor

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfundon takimi i delegacionit të Komisionit të Venecias me anëtarët e Komisionit hetimor për veprimtarinë e presidentit Ilir Meta.

Takimi u mbajt në kryesinë e Kuvendit.

Ne nje prononcim për median njëri prej anëtarëve të delegacionit u shpreh se konkluzionet do jenë gati deri më 11 tetor.

Një ditë më parë delegacioni i Venecias pati një seri takimesh me përfaqësues të shtetit e politikës.

Axhenda e takimeve nisi në orët e para të mëngjesit me deputetët e opozitës jashtë Kuvendit, Bylykbashin dhe Gjoshën, për të vijuar më pas me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, krerët e grupeve parlamentare të opozitës në kuvend, kryeparlametarin Gramoz Ruçi dhe vetë kreu e shtetit Ilir Metën.

Në përfundim Komisioni i Venecias do përpilojë një raport lidhur me çdekretimin e zgjedhje të 30 qershorit nga Presidenti të cilin do t’ia përcjellë Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e Metës.

Zjarr Tv Ad