Konservatorët britanikë përshëndesin PD: Model dhe për rajonin

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Partia konservatore në parlamentin britanik ka përshendetur modelin që PD ka huazuar nga kjo forcë politike për zgjedhjet e kandidatëve për deputet dhe kryebashkiak.Fondacioni Westminister i Partisë Konservatore shkruan në twitter se procesi është jetik për demokracinë dhe duhet të jetë model edhe për vendet e rajonit.“Partia Demokratike e  Shqipërise njoftoi dje se po krijon një Komision  të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve, të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën partiake të PD është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurues dhe meritokratik. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap  rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model”.Partia Demokratike ka vendosur që anëtarësia të ketë rol aktiv në përzgjedhjen e individëve që do ti përfaqësojë në pushtetin qëndror dhe lokal.

Zjarr Tv Ad