Konservatorët shqiptarë mendojnë se organizatat e George Soros janë fajtore për falimentimin e shtetit të Sri Lankës.
Në rrjetet sociale në Shqipëri kanë qarkulluar ditën e sotme fotografitë nga një forum ekonomik që aktivisti miliarder amerikan George Soros kishte mbajtur në vitin 2016 në Sri Lanka.
Keqmenaxhimi i ekonomisë është një prej faktorëve kryesorë të krizës në Sri Lanka.
Korrupsioni i lartë gjithashtu ka ndikuar në këtë krizë që solli rrëzimin e qeverisë.
Ishulli e ka të pamundur të paguajë borxhin më shumë se 50 miliard dollarë.
Sri Lanka ka kaluar luftën civile në vitin 2009. Ndërsa në 2019 disa sulme me bomba në kishat e vendit, frikësuan turistë të shumtë, një nga sektorët më fitimprurrës të vendit.
Pandemia gjithashtu ndikoi në përkeqësimin e ekonomisë.
Por jo vetëm konspiracionistët, edhe politikanë mendojnë se George Soros, madje dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë për t’u fajësuar, për shkak se kanë marrë pjesë në një forum në vitin 2016 në Sri Lanka.
Ndër ta është dhëndri i Sali Berishës, Abi Malltezi. Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:
Sri Lanka: Made in Soros-Hausmann-Veliaj
Para 6 vitesh, Soros mori lepiresit e vet perfshi Ricardo Hausmann dhe Erion Veliaj dhe organizoi Forumin per Zhvillimin Ekonomik te Sri Lankes. 6 vjet me pas vendi falimenton dhe i djegin shtepine kryeministrit qe rriti cmimet duke zbatuar zuzarite e Soros. Ne Shqiperi, nje tjeter vend eksperimental Soros, keto 9 vjet borxhi u rrit nga 64% ne 107%, cmimi i naftes u rrit 80%, cmimet e shportes u rriten nga 40 deri 60%, inflacioni shkoi mbi 7% ne vit, POR pagat dhe pensionet nuk jane rritur as per te mbuluar inflacionin. Pasoje e “C’me duhet mua!”
Soros? No, thank you! Hiqe si helm.