Konstituimi i Këshillit Shkodër, protestuesit përplasen me Policinë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbështetësit e opozitës janë përplasur me policinë para ambienteve të Bibliotekës së Universitetit. Kryetari i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli mësohet se ka ftuar mbështetësit të hyjnë brenda drejt sallës ku po konstituohet Këshilli Bashkiak, por ky “skenar” ka hasur në rezistencën e forcave të policisë.

Protestuesit e PD kanë hedhur shishe me ujë drejt forcave policore. Fillimisht protesta e PD-së në Shkodër ka nisur e qetë, por më pas situata është tensionuar dhe protestuesit janë përplasur fizikisht me Policinë e Shtetit. Nga ana tjetër, Maxhoranca vijon procedurat për konstituimin e këshillit edhe pse protestuesit e opozitës kanë tentuar disa herë të hyjnë brenda ambienteve të Bibliotekës.

Zjarr Tv Ad