‘Konsulta e fundit’/ Aleksandër Frangaj takim në kryeministri me Ramën, vendimi:”Shkrihen në një AMA dhe AKEP”

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama nuk ka hequr dorë nga miratimi në Kuvend i paketës ‘ Antishpifje’, e cila për disa muaj ishte në qendër të vëmendjes të shoqërisë civile vendase dhe ndërkombëtare. Projektligjet të cilat priten të miratohen në Parlament, u kritikuan si përpjekje e hapur e qeverisë për të gjobitur dhe censuruar median, ndërsa goditjen e fundit ia dha Komisioni i Venecias i cili e konsideroi atë si të paplotë dhe jo të adoptuar. Një nga shqetësimet më të mëdha ishin kompetencat e AMA-s,  si një strukturë me emërime politike.

Ndonëse kjo e fundit ishte shënjestra e gjithë raporteve shqetësuese si një instrument lehtësisht i manipulueshëm për shkak të ndikimit qeveritar, kryeministri Edi Rama duket se nuk do të heqë dorë nga përqendrimi i kompetencave në një dorë të penaliteteve ndaj medias shqiptare.

Burime për faxweb.al bëjnë me dije se Rama ia ka besuar plotësimin e ligjit për median audiovizive dhe atë online kreut të AKEP, Tomi Frashëri i cili erdhi në krye të këtij institucionit pas dorëheqjes së Ilir Zelës, në mes të ‘ciklonit’ mediatik që ngriti nisma e Edi Ramës për të rregulluar me ligj median audiovizive dhe atë online.

Por ky projektligj, ‘shumë i nevojshëm’ siç e ka cituar dhe vetë Rama, sa herë ka ndërmarrë ofensivat për ta shndërruar në ligj, po shqyrtohet me kujdes nga i pari i qeverisë dhe gjithë strukturat e ngarkuara prej tij për të konkluduar shpejt në rezultatin e dëshiruar, sidomos në këto muaj të ethshëm të prag fushatës elektorale.

Mësohet gjithashtu se lëvizja e fundit është shkrirja në një institucion të AMA-s me AKEP, ndërsa burime të brendshme për faxweb.al bëjnë me dije se vendimi është marrë këtë të enjte në zyrën kryeministrore, ku i zoti i saj kishte ftuar dhe Aleksandër Frangajn, pronar i televizionit Kombëtar Klan.

Në prani të këtij të fundit, (i cili me sa duket ishte thirrur për një konsultim të fundit) Rama ka telefonuar kreun e AKEP, Tomi Frashërin të cilit i ka komunikuar dhe vendimin e tij për të kaluar në një dorë rregullimin e medias në Shqipëri.

Ende nuk janë të qarta arsyet sepse një kryeministër duhet të konsultohet privatisht me vetëm një aktor interesi, por ndërhyrja me ligj në median online, gjobitja në vlera marramendëse dhe e drejta e AMA-s për të çuar një medium drejt mbylljes pa kaluar më parë nga dera e gjykatës, deformon tregun e konkurrencës, duke ua ‘shtruar rrugën’ mediave që kanë qasje pro qeveritare.

Përpos shkeljes së drejtës dhe lirisë së shprehjes…

Zjarr Tv Ad