Konsultimet për presidentin e ri, Azizaj: Të jetë grua, do ishte historike për Shqipërinë dhe do thyente barrierat

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla ka mbajtur sot një takim me shoqërinë civile në lidhje me presidentin e ri të vendit.

Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Altin Azizaj, tha se duhet një presidente grua, pasi do të ishte historike për Shqipërinë dhe do të thyente barrierat.

Ndër të tjera ai u shpreh se duhet të jetë një jurist i mirë dhe po ashtu një zbatues i mirë i të drejtave të njeriut

Altin Azizaj: Është një përgëzim në këtë rast që zëri po dëgjohet nga PS.

Është një pozicion me të drejta juridike se sa venerizim. Nuk i vlen diskursi politik, shtimet dhe mbrapashtimet. E bëjnë të gabuar procesin ose të tillë që të bëhët me i fuqishëm se ca është.

Shqipëria s’ka pasur një president grua, do rekomandionim nje presidente grua , do ishte historike dhe do thyente barrierat.

E dyta të jetë një jurist i mirë, se lidhet me zbatimin e ligjit, me sistemin e drejtësisë, me përfaqësimin e zërit të popullit. E treta të jetë zbatues i mirë i të drejtave të njeriut, promovimi që do i bënte te drejtave do ishte pozitive. Duhet një person i ri, një moshë më të re, që edhe të ketë paraqitje.

Zjarr Tv Ad