Konsultimet për presidentin e ri, Duka: Opozita të përfaqësohet nga një grup i përbashkët, jo sipas orekseve….

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur sot për konsultimet me mazhorancën në lidhje me presidentin e ri të vendit.

Ai tha se opozita duhet të përfaqësohet nga një grup njerëzish, dhe jo pjesë pjesë. Ndër të tjera ai tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me Enkelejd Alibeajn në lidhje me këtë temë.

Agron Duka: Aleanca për ndryshim kemi diskutuar dhe do bëjmë një thirrje publike, të nxjerrim një grup përfaqësues.

Nëse kjo vazhdon për me kriju një ide e pastaj vendosim ne, nuk është e nevojshme të bëhen takime, duhet të marri fund kjo tallava, duhet bërë takim me nje grup përfaqësuesish të opozitës.

Me Alibeajn jo s’kam folur, të shohim më pas nëse kjo ide do ngjizet, nje grup përfaqësuesish nga opozita të negociojë me mazhorancën .

E rëndësishme të jetë me integritet, dyshoj shumë të jetë i tillë mazhoranca i ka të gjitha votat, mund të ketë një zgjatim të veprimeve. Kjo lloj oferte humb sensin nëse takohen pjesë pjesë, opozita të perfaqesohet nga një grup njerëzish do të ishte me serioze sesa pjesë pjesë sipas orekseve.

Zjarr Tv Ad