Konsultimi me Euralius dhe OBDAT për Dvoranin, Meta: Përgjegjësi e KLGJ, askujt tjetër

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta nuk preferoi të komentojë gjatë vendimin e KLGJ për ti marrë një mendim Euralius dhe OBDAT për qëndrimin ose jo si anëtar i Gjykatës së Lartë të  Ardian Dvoranit.

Për mediat ai tha shkurt: “E kam dhënë një përgjigje këtë çështje. Është përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ dhe askujt tjetër.”

Nga ana tjetër ai mirëpriti vendimin e MAS për shtyrjen e zgjedhjeve në Universitete.

“Është një vendim i arsyeshëm dhe ishte i pritshëm sepse në një periudhë të vendosur nga parlamenti si fatkeqësi natyrore ishte jo e mundur për të mbajtur zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe demokratike siç duhet të meritojnë dhe univeristetet tona”.

Ndërsa sot hyjnë në fuqi ndryshimet e kodit penal, Presidenti apeloi edhe njëherë institucionet përgjegjëse që ta plotësojnë sa më parë me aktet nënligjore.

“Të gjithë të bëjnë detyrën e tyre me përgjergjësi. Të nxirren të gjitha aktet nënligjore dhe udhëzimet në frymën e ndryshimeve të kodit penal. E gjithë kolona e akteve ku do të mbështeten duhet të jetë në këtë frymë”.

Presidenti komentoi edhe procedimin e aktivistëve që protestuan një ditë më parë kundër masave shtrënguese.

“Lidhur me çështjen e protestave, tubimeve dhe manifestimeve, Kushtetuta e garanton këtë të drejtë themelore që është fondamentale për ekzistencën e demokracisë. Është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Duke qenë se jemi në situatë të veçantë duhen marrë të gjitha masat jo që të ndalohet por të zhvillohet në përputhje me kushtet specifike të distancimit social dhe ruajtjes së sigurisë dhe duhet të jenë paqësore. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë dhe shpresoj që kjo të ndodhë në të ardhmen”.

Deklaratat Meta i bëri  pas seancës për dhurimin e gjakut me rastin e Ditës Botërore të Talasemisë.

“Dhurimi i i gjakut është një proces shumë i shëndetshëm për atë që kontribon, jo vetëm ndihmon ata që kanë nevojë por edhe të zbukuron. Kështu që nxitoni”.

Zjarr Tv Ad