Konsumon 60 cigare në ditë dhe diagnostikohet me pneumoni, ja çfarë rrezikon Sarri

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në futboll, duhani është i ndaluar ashtu siç edhe përdorimi i drogërave apo alkoolit.

Por për trajnerin e ri të Juventusit, Maurizio Sarrin këto fakte janë thjeshtë thashetheme dhe aspak të vërtetë. Tekniku 60 vjeçar ka pohuar pak ditë më parë se konsumon rreth 60 cigare në ditë, pasojët e të cilët janë ndjerë gjatë fundjavës së shkuar.

Sarri është diagnostikuar me pneumoni, çka do të thotë dëmtim të mushkërisë për shkëk të konsumimit të shumtë të cigares. Një gjendje që pritet ta lë larg skuadrës bardhezi për të paktën 2 javë. Por jo vetëm kaq. Ai rrezikon seriozisht që gjendja e tij të përkeqësohet.

“Fatkeqësisht ai nuk mund të zhvillojë stërvitjen në fushë për shkak të gripit të vazhdueshëm, i cili e goditi atë gjatë javës së kaluar. Në orët e vona të pasdites, ai iu nënshtrua testeve të mëtejshme që konfirmuan se ai ka pneumoni, për të cilën i duhet një terapi specifike.”-thuhet në një deklaratë të klubit.

Në qershor, Sarri rrëfeu se pi duhan 60 cigare në ditë.

“Unë nuk e ndiej veçanërisht nevojën për të pirë duhan gjatë ndeshjeve. Por menjëherë pas kësaj është vërtet e nevojshme.”-tha asokohe Sarri.

Juventus e nis sezonin e ri këtë të shtunë ndaj Parmës, por mund të jetë pa menaxherin e saj në stol. Sarri u kthye në Itali pas një sezoni të kaluar te Chelsea, me të cilët arriti të triufojë në Europa League.

Zjarr Tv Ad