Kontrabanda e ilaçeve/ Arrestohet dhe pronari i “FarmaNet”, Sokol Topçiu

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të operacionit “Përfitimi” është vënë në pranga nga policia edhe një tjetër i dyshuar. Bëhet fjalë për biznesmenin Sokol Topçiu, 57 vjeç, pronar i “FarmaNet”, një nga bizneset farmaceutike që ka përfituar miliona euro nga Ministria e Shëndetësisë dhe tenderat kanë qenë të paracaktuar për të.

Topçiu akuzohet se ka shitur mijëra ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë së bashku 6 shtetas të tjerë që janë arrestuar pak ditë më parë dhe u lanë sot në “arrest shtëpie”.

Ilaçet që u shitën në treg me çmim shumë herë më të lartë se sa u blenë janë: ‘inhixa, clexane, favira, alphagan, cyrotex, aricept, medro, co aprovel.’

Dyshohet se këto ilaçe u sollën në Shqipëri me 20 dollarë dhe disa prej tyre u shitën deri në 500 mijë lekë të vjetra.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, finalizuar me datë 08.10.2021, nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe sherbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Zjarr Tv Ad