Kontrabandë barnash, arrestohet administratori dhe punonjësja e një farmacie

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Administratori dhe punonjësja e një farmacie në kryeqytet janë arrestuar nga policia e Tiranës  për kontrabandë produktesh farmaceutike.

Në pranga kanë përfunduar:

– Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie)

– E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)

Ndërkohë është shpallur në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë, A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm akuzohen  se në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Operacioni policor i koduar “Medikamenti” sekuestroi 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad