Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar akuzat ndaj ministres së Bujqësisë Frida Krifca në lidhje me tregun e fermerëve dhe rregullat e vendosura nga grumbulluesit që fitojnë shumë herë më shumë se prodhuesit.
Braçe thotë se tashmë grumbulluesit janë bërë prodhues dhe nuk grumbullojnë prej ditësh në zonat ku prodhohet shalqini.
Ai thotë se pikën e grumbullimit ia ka ngritur AZHBR me paratë dhe taksat e bujqve me anë të një kontrate që nuk ka asnjë detyrim për ta në raport me bujqit.
Statusi i plotë i Erion Braçes
Në Fushë, dje- nga mëngjesi në drekë;
Une: po kush eshte ky qe po grumbullon per vete?
Punetori: po ku di une Erion, une punetor jam.
Une: po mire, shyqyr po vilni, tu vej mbare!
Punetori tjeter: po pak, shyqyr eshte me freske sot.
Punetori: jo, erdhi makina, do ngarkojme tani.
Une shoh makinen dhe emrat ne te: lere lere e kam te qarte tani.
GRUMBULLUESIT JANE BERE EDHE PRODHUES TE SHALQINIT, PRODHOJNE VETE NE TERBUF DHE NUK GRUMBULLOJNE PREJ DITESH AS NE CERMA, AS NE BICUKAS, AS NE SULZOTAJ, AS NE IMSHTE, AS NE ESKAJ, AS NE GJONAS!
NUK HUMBIN ASNJE QINDARKE SI PRODHUES, SIC BUJKU QE JU SHET NEN KOSTO SHALQININ “SIPAS LOJES” QE KETA UDHEHEQIN!
JO, KONKRETISHT KY PRODHUESI I TERBUFIT PO EKSPORTON ME 30 CENT TE EUROS!
Ta kish ngritur vete PIKEN E GRUMBULLIMIT, magazinen e frigoriferet, patjeter qe nuk do beja ze.
POR JA KA NGRITUR AZHBR, ME PARATE E TAKSAVE EDHE TE BUJQVE!
Ne nje kontrate mizerabel qe nuk ka asnje detyrim per ta ne raport me bujqit!