Kontroll i beftë në një lokal në Lezhë

0
776
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Lezhës vijon kontrollet blic në gjithë qarkun për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e djeshme në akse rrugore, të automjeteve, lokaleve, personave si dhe banesave ku kishin informacion se mund të strehohen persona të shpallur në kërkim u bë arrestimi në flagrancë i 30- vjeçarit Bledar Sula, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të befasishëm të ushtruar në një lokal ku ndodhej edhe Bledar Sula, në momentin që ka parë efektivët e policisë, i riu ka lëvizur me shpejtësi tek tualeti i lokalit ku ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit pistoletë “Bereta” të cilën e mbante pa leje.

Efektivët e policisë kanë bërë kontrollin e vendit përreth ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe 13 fishekë në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të riu vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Zjarr Tv Ad