”Kontroll jetës personale dhe familjare”, KPK konrmon në detyrë Prokurorin Xholi

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Adnan Xholi. Ky i fundit është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme që prej vitit 2013. KPK i udhëhequr nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, në një seancë të zhvilluar sot e konfirmoi në detyrë.

Komisioni e ka ushtruar procesin e vetingut për subjektin për të tre kriteret e rivlerësimit, ku përfshihet pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionalizmi. Në këtë kontekst KPK ka administruar raportet e përgatitura nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Prokuroria e Përgjithshme. Sipas ILDKPKI subjekti ka bërë deklarim të saktë, ka burime të mjaftueshme financiare, nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim të rremë, dhe nuk ka konflikt interesi. Komisioni ka ndërmarrë një hetim të thelluar administrativ duke marrë në sitë pasuritë e deklaruara në deklaratën veting të vitit 2017, ku përfshihet një apartament 107 m2 në Tiranë me vlerë 50 mijë euro, një automjet Benz i vitit 2004 me vlerë 4 mijë euro, një tokë arë me sipërfaqe 22 mijë m2, me pronësi 1/8 dhe likuiditetet në banka dhe ‘cash’ me vlerë 2.5 milionë lekë.

Zjarr Tv Ad