Policia Rrugore vijon kontrollet me radarë dhe dronë nga veriu në jug për të monitoruar qarkullimin e mjeteve.
Përmes një njoftimi, policia u bën apel drejtuesve të mjeteve, të tregojnë kujdes, duke respektuar rregullat e qarkullimit dhe të mos drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Vijon të ndodhë!!!
Radarë, kamera, dronë, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Morina në Rrugën e Kombit dhe Lezhë. Nga Fieri në Vlorë e Sarandë, nga Elbasani në Korçë dhe nga Fieri në Durrës e Tiranë.
Jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, jo statik, por me lëvizje. Drejtues mjetesh: Mos fluturoninë e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur, se kudo ka radarë, dragera kamera, polic rrugorme makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve.
Shijoni fundjavën, por mos abuzoni me rregullat e qarkullimit, konsumoni alkool por mos drejtoni mjetin vetë, përdorni mjetet e transportit publik, se Kodi Rrugor ka ndryshuar.Aspak qëllim sasia e gjobave, se ndryshe nuk do t’ju lajmëronim përditë se ku ka radarë, por qëllimi i Policisë është siguria e jetës dhe destinacioni juaj i sigurt!Kontribuo dhe ti bëjmë më të mirën!