Kontrolle të dyfishta në doganën e Morinës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Problemet nuk janë zgjidhur ende në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.

Në këto ditë të ftohta dimri, shumë qytetarë presin me orë të gjata në doganën e Morinës, pasi kontrollohen nga pala kosovare dhe ajo shqiptare.

Pika kufitare e Morinës ofron të njëjtën pamje si në verë ashtu edhe në dimër, ndërsa fluksi nuk ndërpritet asnjëherë. Qytetarët janë mësuar me vonesat dhe radhët e gjata në të dyja anët e kufirit.

“Kam 40 minuta këtu, po iki për në Tiranë”.

“Po i ndalin dhe i kontrollojnë”.

Ata që udhëtojnë për turizëm nuk i kanë shumë problem pritjet.

“Mirë është, nuk është keq, do ketë nga pak vonesa por është kuptueshëm”.

“Janë turistë gjermanë që duan me pa Kosovën dhe Shqipërinë”.

Dy policitë kufitare tashmë punojnë nën një çati, por pa zgjidhur kalimet vetëm me një kontroll.

Në dalje të Shqipërisë, qytetarët e mjetet kontrollohen si nga pala shqiptare, ashtu edhe nga ajo kosovare. Ende nuk është arritur një unifikim i plotë që të shmangë qëndrimet e panevojshme në pikën kufitare të Morinës.

 

Zjarr Tv Ad