Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrollet në të gjitha akset rrugore, duke arrestuar Vihen në pranga 15 drejtues mjetesh.
Një 37-vjeçar u arrestua pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, sepse qarkullonte me motomjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Shërbimet e Policisë Rrugore, po ashtu kanë ndaluar motomjetin me drejtues shtetasin E. M i cili ka tentuar të korruptojë efektivët, duke iu ofuar atyre një shumë parash, duke qenë se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga edhe 14 drejtues të tjerë mjetesh, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Konkretisht, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar 14 shtetas, nga këta: 8 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; 3 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi; 2 shtetas, pasi duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë mjetet kanë dalë nga rruga; 1 shtetas, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.