Kontrollori Andel Trebicka përplaset me zv.ministrin Etien Xhafaj: Po na arrestojnë, turp ti vij që gënjen, kujtuat se ne do hanim presion…

0
429
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Andel Trebicka, është një ndër kontrollorët e trafikut ajror, që ka deklaruar paaftësi të përkohshme është përplasur në emisionin “Opinion” me Zëvendësministri, e Infrastrukturës dhe e energjisë Etien Xhafaj. Trebicka tha se Xhafaj po gënjen, teksa tha se policia ka nisur arrestimin e kontrollorëve. Ai tha se në muajin mars kontrollorëve iu është thënë se gjysma preh tyre, do të pushoheshin nga puna.

“Po i arrestojnë kolegët një e nga një, kjo është në vazhdën e deklaratave të ministres Balluku. Ne para dy ditësh kishim ujdi dhe turp ti vij që gënjen aty. Dje keni pushuar 5 vetë, kujtuan se ne do hanim presion, pastaj e keni çuar bë 2 vet e pastaj në 0. Në muajin mars na keni mbledh dhe na keni thënë se gjysmat nga ju do pushoheni. Këto që the ti nuk janë të vërteta, unë të sfidoj.”-tha Trebicka.

Aeroporti i vetëm në Shqipëri, prej mëngjesit të sotëm është në kaos total, pasi nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje, përpos atyre që kalojnë në hapësirën ajrore të vendit tonë. Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga për shkak të pandemisë prej vitit të kaluar.

Nëpërmjet Sindikatës, avokatit, por edhe vetë drejtpërdrejt ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen, deri në momentin që do të shfuqizohet vendimi që u ul pagat. Kryeministri Edi Rama, akuzoi opozitën dhe Ilir Metën se qëndron pas bllokimit të Rinasit, ndërsa kontrollorëve u vendosi ultimatum që të rikthehen në punë deri nesër, në të kundërt do të largohen.

Ministrja Balluku, e ka cilësuar veprimin e kontrollorëve grusht shteti dhe ka dërguar në Rinas ushtrinë dhe policinë, për të marrë në dorë kullën e kontrollit me argumentin se është objekt me rëndësi të veçantë.

 

Zjarr Tv Ad