Konventa e LSI-së / Meta kujton koalicionin e 2009-ës me PD-në dhe kushtin për tu bashkuar me Ramën

0
658
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fjalën e tij të mbajtur në Konvetën e LSI-së, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ndër të tjera ka kujtuar dhe dhe kolaicionin me PD-në në vitin 2009, po ashtu dhe kushtin që i ka vendosur Ramës, për tu bashkuar sëbashku, duke i kërkuar miratimin e tre ligjeve të integrimit.

Jo pak prej jush nuk u pajtuan me atë vendim të vështirë të koalicionit të LSI me PD, por ajo ishte e vetmja zgjidhje për t’i shpërbyer stabilitetit dhe degradimit. LSI ka një rol kyç në liberalizimin e vizave dhe ishte koha e duhur për të fituar qytetarët shqiptarë. Ashtu sikurse ju e mbani mend vendimin tonë të drejtë pas përfundimit të marrvëshjes me PD për të kaluar në opozitë duke i bërë shërbim demokracisë duke garantuar një rotacion paqësor të pushtetit. Por ju ndoshta keni harruar një fakt të rëndësishëm që i vetmi kusht që LSI i vendosi Ramës për tu shkëputur nga PD ishte votimi i tre ligjeve që kishin të bënin me integrimin e vendit dhe marrjen e statusit më von.

Duhet të kujtojmë se koalicioni me PD nuk ka qenë i lehtë, por ne jemi krenarë që i qëndruam marrëveshjes. Kur ka qenë në pikëpyetja marrëdhënia e Shqipërisë me NATO, LSI ka vendosur kushtet e saj për të vendosur marrëveshjen euroatlantike të Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad