Kopja shekullore e ‘Xhokondës’, në ankand për 70 – 90 mijë euro

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artisti belg Wim Delvoye ka një kopje perfekte të “Mona Lisa” të bërë në shekullin XVII. Ajo do të shitet në ankand në Paris me një çmim diku midis 70 dhe 90 mijë eurosh.

Wim Delvoye e ka blerë atë në vitin 2010 për shifrën e 35 mijë dollarëve. Kopja ndryshon nga origjinali  vetëm në përmasa, pasi ka një diferencë të vogël, dhe në vizat anash saj.

Ky version është një prej rreth 150 kopjeve të pikturës së famshme që janë bërë mes shekujve të 16-të dhe të 19-të. Interesi për Mona Lizën është gjithmonë i lartë nga publiku, ashtu si për çdo vepër të Leonardo da Vincit.

Të paktën në këto raste, kur në ankand del një kopje e saj, ndryshe nga origjinali, vizitorët kanë mundësinë t`i afrohen pikturës.

Një tjetër kopje e Mona Lizës u shit në ankand për 1.6 milionë dollarë në Janar në New York, nga 120 mijë dollarë që vlerësohej se do të shitej. Edhe ankandi i 19 Nëntorit mund të përfundojë i tillë.

Zjarr Tv Ad