Vizitorë kuriozë, aventurierë të lartësive, biologë, arkeologë e gazetarë ngjiten drejt Nivicës, për kuriozitet apo punë shkencore dhe ndeshen me një panoramë krejt tjetër, me një natyrë të padëmtuar e të mirëkujdesur.
Nuk kanë munguar as figurat publike, si për shembull Elgit Doda dhe kryeministri Edi Rama. Producenti ka realizuar videoklipin e këngës së tij të re në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn në Nivicë. Aty ky ka qenë kreu i qeverisë për një vizitë pune së fundmi. Ata ka shkrepur foto nga i njëjti vend ku ka realizuar skenën e videoklipit Elgiti.
Ka qenë ky i fundit që ka ndarë foton e Ramës në Instagram duke shkëmbyer batuta me të. “A mër kopjac, mër kopjac”- ka shkruar ai teksa më pas ka publikuar edhe foton e klipit.
Nga kryeministri nuk ka patur një përgjigje të paktën publikisht, teksa jemi kuriozë nëse ka patur një komunikim privat mes tyre dhe se si ia ka kthyer batutën Edi Rama.