Kopjoi Obamën, ish-deputeti i PS-së reagon ndaj Ramës: Bosh ke qenë, tani edhe fasadën e ka me baltë…

0
720
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama publikoi dje një foto me këpucë të grisura, sipas tij, për shkak udhëtimeve të shpeshta që ka bërë nëpër Shqipëri.

Fotoja është një ide e kopjuar nga Presidenti i SHBA, Barak Obama.

Publikimi i një foto të tillë nga Edi Rama u duk një element i tepruar propagandistik edhe për faktin se Edi Rama vesh zakonisht atlete dhe jo këpucë.

Ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani, në një reagim në rrjetet sociale thotë se pas tetë vitesh në pushtet, Edi Rama nuk ka më ide as për propagandë.

“Kur të dalësh sot në darkë fshehur, e të ulesh në taksinë e parë që do gjesh, mendo një moment sa poshtë ke rënë kur i vetmi mjet që të ka ngel me bo politike, është me kopju keq foto këpucësh të grisme. Gjithnjë bosh ke qenë, por fasade ke pas. Tani dhe fasaden e ke mbulu me baltë!”, shkruan Harasani.

Zjarr Tv Ad