Kryeministri Rama është pritur me protesta edhe në Korçë, aty ku pas pak do të jetë në një takim me banorët e këtij rrethi. Pranë fshatit Zëmblak, protestues të shumtë i kanë zënë rrugën duke i bërë pritë kryeministrit që duket se edhe këtu nuk është i mirëpritur. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endri Brahimllari, gjatë protestës në Zëmblak të Korçës tha se: ‘Rama nuk ka të drejtë të vijë në Korçë, pasi është pjesë e krimit të organizuar. Nuk mund të inkriminojë dhe Korçën me pjesëmarrjet e tij. Edi Rama është ilegjitim dhe përfaqëson një qeveri ilegjitime. Vendi i Ramës është burgu dhe qytetarët tani e kanë marrë këtë vendim”
Brahimllari tha më tej se: Do e ndjekim këmba këmbës në çdo cep të vendit sepse Shqipëria nuk meriton një kryeministër të marrë peng nga krimi.