Korçë: Laçianët arrestohen në flagrancë, po transportonin emigrantë të paligjshëm

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit nga policia e shtetit për shkak se kundrejt fitimit ndihmonin emigrantë nga vende të botës së tretë për të shkuar me destinacion vendet e Europës. Janë goditur në total dy grupe dhe më konkretisht në prangat e policisë kanë rënë tre laçianë, M. K., 35 vjeç, F. F., 20 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të cilët u kapën nga policia në afërsi të fshatit Zëmblak, duke transportuar me tre mjete në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 1000 euro, 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm të hyrë nga Korça. Ndërkohë janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë E. Xh., 21 vjeç, banues në Pogradec dhe F. D., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën nga Policia duke transportuar me një mjet në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 500 euro, 3 shtetas të huaj, që ishin emigrantë të paligjshëm. Të pestë këta persona do të përballen në gjykatë me akuzën “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. Këto nuk janë rastet e para të goditjes së kësaj veprimtarie, pasi në ditët ose javët e fundit ka patur të tjerë aksione për arrestimin e këtyre shtetasve, të cilët ndihmojnë emigrantët të përshkruajnë kufirin shqiptar.

Zjarr Tv Ad