Korçe, lejuan kultivimin e kanabisit, procedohen 3 zyrtarë të pyjeve dhe një kryetar fshati

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre zyrtarë të pyjeve në Korçë dhe një kryetar fshati janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit.

Policia e Korçës thotë se 4 personat janë proceduar në kuadër të operacionit “Denas”, i cili u finalizua dy ditë më parë me arrestimin e dy personave për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.

Të proceduarit janë:

• S.Z, (me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë),

• M.B, (me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njesisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë),

• F.B, (me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme),

• I.A, (me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje).

“Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, thotë policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad