Korce/NE pranga 3 persona

0
15

Qyteti i Korces javet e fundit eshte perballur me rreziqe te shtuara nga individe apo grupe individesh te krijuara per qellimin e perfitimit nga situata problematike e emigracionit. Emigrantet ,ne  nevoje per te shkuar drejt vendeve te Bashkimit Europin kane perdorur menyren e transportit rrugor me automjetet e shqiptareve, madje me automjete ,te cilat shpeshhere kane qene edhe pa leje qarkullimi dhe dokumentacionet e nevojshme. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatet e Policisë Devoll e Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip “Benz” 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

– R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin “Hyundai”, 19 emigrantë të paligjshëm .Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”