Korçë/ shënohet temperatura -15 gradë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rajoni i Korçës vazhdon të jetë i mbërthyer nga temperatura të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat kanë arritur në -15 gradë.  Situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe mëngjesin e sotëm.  Aksi rrugor për në fshatin Dardhë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit.  Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në fshatin Lekas, Dardhas dhe Velçan. Aksi për në Leskovik kalohet vetëm me zinxhirë.

 

Zjarr Tv Ad