Korçë/ Temperaturat arrijnë deri në -7°C, ja si paraqitet gjendja e rrugëve

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në Korçë, temperaturat gjatë natës kanë qënë -7 gradë C dhe aktualisht janë – 2 gradë C. Akset rrugore nacionale janë pa probleme dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

Të gjitha akset rrugore rurale deri në qendrat e njësive administrative janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.

Po vijon puna për hapjen e rrugëve të fshatrave të; Vithkuqit, Panarit, Grabockës, Trebickës, Cemericës, Katundit, Lekas, Marjan, Gjonbabas, Gurmujas, të bashkisë Kolonjë: Vodicë, Pepellash, Zvarisht, Dolan, Lozhani i Sipërm, Tresovë, Senisht, Mocan, Sterkanj, Osnat,  Dardhas, Jolle, Shpelle e Senisht, Velçan dhe në Pogradec.

Në shkallë qarku, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht, ndërsa procesi mësimor ka filluar në orën 9:00 dhe do të vijojë rregullisht.

 

Zjarr Tv Ad