Korçë: U dhanë apartamente sociale, por nuk i firmosën kontratën e energjisë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

56 familje në Korçë që kanë përfituar banesa për shkak se ishin të pastreha ose në vështirësi ekonomike, prej muajit janar nuk po lidhin dot kontratën e energjisë elektrike.

Veç faktit që këto familje duhet të paguajnë kredinë për apartamentin e përfituar sipas ligjit nga Enti i Banesave, ata shprehen se grumbullimi i faturave do të rëndojë në xhepat e tyre.

“Ne nuk kemi aq para sa t’i pagujmë të gjitha me një dorë dhe problemi është mos t’i paguajmë me kamatë vonese.  Ne nuk dimë nga të vemë e nga ta marrim rrugën për zgjidhjen e këtij problemi”

Një tjetër shqetësim për ta është edhe kamatëvonesa, ndonëse kjo nuk ka ndodhur për fajin e tyre.

” Ashtu siç paguaj ujin, ashtu kërkoj faturën e dritave ta paguaj të rregullt, pa kamatë dhe ta paguajmë të rregullt dhe avash avash”

Prej tetë muajsh ata kërkojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike ndërsa përgjigja e marrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë është se pagesat nuk mund të kryhen nëse kontratat nuk regjistrohen në Tiranë.

Zjarr Tv Ad