Korçë/ Zjarr në pallatin 4- katësh, evakuohen banorët

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një godinë katër katëshe është përfshirë mbrëmjen e djeshme me 13 dhjetor ne qytetin e Korçës

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:13, në lagjen nr 12, rruga “Vasil Ternova”.

Menjëherë kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse dhe pasi kanë evakuuar familjet që jetonin në pallat, kanë nisur punën për të shuar zjarrin.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Dyshimet janë që zjarri të ketë nisur në njërin nga apartamentet, si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike ose nga oxhaku, por ende nuk është përcaktuar konkretisht se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Zjarr Tv Ad