Korea e Jugut e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut ka vendosur që të njohë Juan Guaidon, si president të përkohshëm të Venezuelës, I cili e deklaroi veten të tillë në fund të janarit. Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perendimore. Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera. Kriza në Venezuelë është thelluar ditëve të fundit pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, vendosi mbylljen e kufijve për të mos lejuar ndihmat e huaja të hyjnë në vend. Miliona banorë të Venezuelës janë duke u përballur me krizën e furnizimit me ushqim përderisa ekonomika e vendit është e shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros.

Zjarr Tv Ad