Pas hedhjes në treg të premten shërbimi do përhapet në të gjithë vendin në 85 qytete të ndryshme dhe përdoruesit e pajisjeve me kapacitet 5G mund të shkarkojnë programe 20 herë më shpejt sesa 4G ekzistuese. Rival i SHBA, AT & T ishte i pari në botë që lëshoi në treg rrjetin 5G në dhjetor 2018 dhe aktualisht është në dispozicion në 12 qytete amerikane.
Rrjeti 5G i Koresë së Jugut pritet ti lejojë përdoruesit të shkarkojnë filma të tërë në më pak se një sekondë dhe i hap rrugën transmetimit më të shpejtë të videove. Konsumatorët do të duhet të kenë pajisje të aktivizuara me 5G për të përdorur shërbimin. Koreja e Jugut është në garë me Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë për të tregtuar 5G, me firma si Samsung, Huawei dhe Apple duke u bërë pioniere në teknologjinë 5G.