Koreja e Veriut: Nuk i japim asgjë Trumpit, pa marrë diçka në këmbim

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seul – Koreja e Veriut nuk do t’i afrojë asgjë Presidentit amerikan Donald Trump që ai të mburret, pa marrë diçka në këmbim, tha të hënën televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, KCNA, sipas Reuters.

Koreja e Veriut nuk ishte e interesuar për një samit që s’kishte dobi për të, u tha në deklaratën me emrin e këshillitarit të Ministrisë së Jashtme, Kim Kye Gwan, referuar mesazhit të Trump në Twitter të dielën, për liderin e Koresë së Veriut.

“Nëse SHBA nuk dëshiron vërtet të heqë dorë nga dialogu me ne, ajo duhet të marrë një vendim që të tërhiqet nga politikat e saj të ashpra, që na konsiderojnë ne si armik, “ thoshte deklarata e KCNA.

Zjarr Tv Ad