Koreja e Veriut teston armën e re

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut mori një kthesë të mërkurën kur mediat shtetërore njoftuan testimin me sukses të një arme të re taktike. Gjithashtu Pheniani ka refuzuar ndërmjetësimin e sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe kërkoi që ai të zëvendësohet nga dikush tjetër më i pjekur. Ky është testi i parë që nga samiti i fundit Trump-Kim.

Koreja e Veriut thotë se ka testuar me sukses një armë të re taktike të drejtuar, me mbushje të fuqishme.

Ky është testi i parë që nga takimi i fundit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit verikorean Kim Jong-un që përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Mediat shtetërore në Phenian dhanë pak hollësi, por analistët thonë se nuk bëhet fjalë për një raketë me reze të gjatë veprimi që shihet si kërcënim nga Uashingtoni.

Një provë e ngjashme nëntorin e kaluar u pa si përpjekje për t’i bërë presion ShBA-së për të hequr një sërë sanksionesh.Gjithashtu Pheniani ka refuzuar ndërmjetësimin e sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe kërkoi që ai të zëvendësohet nga dikush tjetër më i pjekur. Bisedimet mbi çarmatimin bërthamor midis ShBA-së dhe Koresë së Veriut kanë shënuar pak përparim.

Në shkurt, presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi verikorean Kim Jong-un u takuan në kryeqytetin vietnamez Hanoi, por bisedimet u ndërprenë parakohe dhe pa ndonjë marrëveshje. Javën e kaluar zoti Kim tha se presidenti Trump duhet të mbajë “qëndrim më të përshtatshëm” për vazhdimin e bisedimeve. Ndërsa vetë kreu amerikan ka propozuar mbajtjen e një samiti tjetër.

Uashingtoni kërkon çarmatim të plotë bërthamor të Koresë së veriut përpara se të heqë të gjitha sanksionet ekonomike dhe ushtarake, ndërsa Pheniani kërkon lehtësim të pjesshëm të sanksioneve përpara fillimit të procesit të çarmatimit.

 

Zjarr Tv Ad