Koronavirus në Kosovë: 1 i vdekur dhe 62 raste të reja

0
3

Lajme të mira vijnë sërish nga Kosova, ku duket se rastet me koronavirus po ulen. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 528 mostra, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërkohë që numri i viktimave në total ka shkuar në 616. Mësohet se numri në total i rasteve pozitive është 15.270.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste.