Koronavirusi, “blindohen” kufijtë detarë e tokësorë. Dyfishohen stafet mjekësore

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Asnjë person i dyshuar me koronavirus nuk ka hyrë në Shqipëri përgjatë orëve të fundit. Ose të paktën nuk e kanë zbuluar stafet mjekësore të vendosura në të gjitha pikat kufitare të vendit ku ka nisur të zbatohet plani i përforcuar kundër përhapjes së koronavirusit.

Udhëtarët nga deti kontrollohen për gjendjen shëndetësore në tragete para se të lejohen të zbresin në portet shqiptare, si pjesë e masave të forcuara kundër përhapjes së koronavirusit.

“Na kontrolluan.”

Këtë të hënë në portin e Durrësit  hynë rreth 500 persona, nga të cilët askush nuk rezultoi i dyshuar.

“As panik, asgjë. Gjithësecili në punë të vet”.

Shumica e pasagjerëvë vinin nga qytete italiane ku thonë se nuk kishte panik edhe pse bilanci i virusit ka shkaktuar një situatë frike.

“Këtu kemi frikë nga tërmeti, atje nga virusi”.

Fluksi konsiderohet normal nga autoritetet e portit, të cilët theksojnë se kanë marrë masat për çdo situatë që mund të paraqitet.

“Nuk ka fluks të personave që hyjnë në vendin tonë”.

Plani i forcimit të masave që përfshin edhe dyfishimin e personelit shëndetësor ka nisur të zbatohet në të gjitha pikat kufitare tokësore nga veriu në jug.

Nje grua e kthyer nga Milano, një prej qyteteve të prekura iu nenshtrua kontrollit në Muriqan e nxori të pastër.

“Vi nga Milano, nuk kemi pasur kontrolle të tjera. Kemi qenë shumë mirë.”

Kontrollet janë forcuar në të tre pikat kufitare me Greqinë në qarkun e Korçës.

Udhëtarëve u matet temperatura dhe pyeten sipas procedurës të caktuar për vendet që kanë udhëtuar së fundmi.

Në Kapshticë, Qafë Thanë e Tushemisht, asnjë nuk ka rezultuar i dyshuar.

“Ka qenë vetëm një kineze që jeton në Gjermani, nuk ka pasur asnjë shenjë.”

Asnjë person i dyshuar nuk ka hyrë në Shqipëri edhe nga Pika kufitare e Qafë Botës në Sarandë.

Ndonëse nuk kanë fluks të lartë të lëvizjeje, ekipet mjekësore janë dyfishuar edhe në pikat e vogla kufitare me Kosovën.

Zjarr Tv Ad