Koronavirusi, Drejtoria Detare njofton pezullimin e transportit detar me Italinë

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Përgjithshme Detare bëri një njoftim të martën pasdite duke delaruar se duke filluar nga data 11 mars, do të pezullohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet italiane në drejtim të Shqipërisë. “Pas ndryshimit të situatës dhe shpalljes zonë e kuqe e gjithë territorit në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se nga data 11.03.2020: Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet Italiane në drejtim të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, linjat e trageteve mes Italisë dhe Shqipërisë mund të marrin pasagjerë vetëm nga Shqipëria në drejtim të Italisë. “Të gjitha linjat e trageteve mes Italisë dhe Shqiperisë mund të marrin pasagjerë nga Shqiperia në drejtim të Italisë, ndërsa nga Italia nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme Detare shprehet se linjat e trageteve të pasgjerëve do të lejohet të marrin pa kufizim kamiona me mallra nga Italia me destinacion portet e Shqipërisë, ndërsa thotë se ekuipazhi dhe shoferët do t`i nënshtrohen masave të rrepta në portet shqiptare.

Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Italia me destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Italia me destinacion Portet e Hapura te RSH dhe anasjelltas. Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare”, thuhet njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, ndërsa në fund deklaron se do të bllokohen shitjet e biletave për pasagjerët.

Zjarr Tv Ad