Qeveria e Italisë, pranon kërkesën e Lombardisë, për të parandaluar përhapjen e korona*virusit në rajonin e goditur, më r*ëndë nga pandemia.
Rajoni i Lombardisë, i propozoi qeverisë të ndalohen nga 22 tetori aktivitetet ekonomike jo thelbësore, si dhe lëvizjet e njerëzve nga ora 23:00- deri në 05:00 të mëngjesit, duke shtuar se do t’u kërkohet gjithashtu, të mbyllin të gjitha dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare, të shtunën dhe të dielën.
Ky është propozimi që, unanimisht, kryetarët e bashkive të të gjitha bashkive kryeqytetase të Lombardisë, presidenti i Anci, Mauro Guerra, liderët e grupeve të mazhorancës dhe opozitës dhe guvernatori Attilio Fontana, duke marrë parasysh Komitetin Teknik Shkencor Lombard, ia drejtuan Qeverisë dhe Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Pajtohem për hipotezën e masave më kufizuese në Lombardi. Kam dëgjuar nga Presidenti Fontana dhe Kryebashkiaku Sala, dhe ne do të punojmë së bashku në këtë drejtim në orët e ardhshme- Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Lombardia, ka rreth 128,400 nga mbi 423,500 raste me korona*virus, të zbuluara në Itali që nga shkurti.