Korona*virusi i ka marrë jetën mjekut të njohur Ilirjan Draçi/ Ja fjalët e tij para se të ndahej nga jeta…

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta mjekut i njohur Ilirjan Draçi, si pasojë e korona*virusit. Lajmin e trishtë për humbjen e mjekut, e dha  Ministrja Manastirliu, ku shkruan se mjeku nuk ka mundur dot ta mposhtë vir*usin vd ekjeprurës.

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.

U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë”, ka shkruar Ministrja.

Një javë më parë, mjeku Draçi publikoi foto nga spitali, ku po merrte dhe trajtimin me oksigjen ku shkruante se; kolegët po bënin të pamundurën ta shpëtonin.

Zjarr Tv Ad