Koronavirusi/ ja çfarë ndodh në Durrës

0
490
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët durrsakë i ka mbërthyer paniku nga mundësia e përhapjes së Koronavirusit në vend. Durrësi është porta e parë pritëse, por që shërben edhe si pikë tranziti për qytetarë që vijnë nga Italia apo vende fqinje të kësaj të fundit, të prekura nga Koronavirusi. Në këto kushte, është qyteti më i ekspozuar për përhapjen e këtij virusi që po “terrorizon” mbarë botën.

Qytetarët e Durrësit dhe rrethinave të tij po përpiqen me të gjitha mënyrat dhe mundësitë që ata kanë për të marrë masa që të mos infektohen nga ky virus. Pjesa dërmuese e nxënësve të shkollave, kryesisht atyre 9- vjeçare, zhvilluan procesin e mësimit me maska në fytyrë, shkruan Panorama.

Të gjithë personat që zbarkojnë në Portin e Durrësit me tragetet që vijnë nga Italia, vizitohen nga mjekët me aparatura të posaçme, të cilat arrijnë të dallojnë nëse personi ka shenja të virusit. Gjatë ditëve të fundit, në Portin e Durrësit qëndrojnë 7 mjekë, të cilët paraprakisht marrin një ditë më parë nga Autoriteti Portual listën e pasagjerëve, në të cilën vërehet nëse ka të ardhur nga Kina apo dhe vende të tjera të prekura.

Pikërisht te këta persona fokusohet edhe kontrolli i mjekëve. Pasi trageti hap portën, mjekët hyjnë brenda dhe me termometër matin në distancë temperaturën e pasagjerëve. Mjekët qëndrojnë në ambientet e tragetit për disa minuta, në varësi edhe të numrit të pasagjerëve. Nga kontrollet e kryera deri më tani, ata thonë se nuk është identifikuar asnjë pasagjer me simptoma të Koronavirusit.

Zjarr Tv Ad