Koronavirusi, Manastirliu: Lajm i mirë, analiza tani bëhet në Shqipëri!

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kushtet kur tërë bota po e përjeton me frikë përhapjen e koronavirusit nga Kina, ku numri i të vdekurve rritet ditat ditës, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri jep “një lajm të mirë” për qytetarët e saj, në kushtet e masave parandaluese që po merr. Vetë Ministrja Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot:

“Një lajm i mirë në drejtim të forcimit të kapaciteteve laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik: Analiza e plotë konfirmuese e koronavirusit COVID-19 kryhet pranë laboratorit të ISHP”.

Manastirliu ka pasur dje një vizitë nga Ambasadorja e SHBA-së Youri Kim, i cila theksoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirusin dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Zjarr Tv Ad