Koronavirusi në Greqi/Qeveria paralajmëron mbyllje të lokalizuar vetëm në Athinë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Athina do t’i rikthehet mbylljes në rast se masat që kanë hyrë në fuqi ditën e djeshme nuk funksionojnë.

Ditën e djeshme Greqia shënoi numrin më të lartë të rasteve të reja ditore me COVID-19, plot 453 dhe shumica ishin në rajonin e Atikës, aty ku ndodhet Athina.

Qeveria e bëri të qartë se mund të ketë një Lock-Down të lokalizuar vetëm për Athinën, meqenëse rastet tashmë janë në çdo lagje të kryeqytetit.

Greqia këtë fillim shtatori ka pësuar një rritje rastesh deri në rekordin e djeshëm. Ditën e djeshme hyri në fuqi rregullorja e re që nuk lejon më shumë se 9 persona në ambientet e brendshme, në dasma e varrime jo më shumë se 20 persona, kurse punonjësit në sektor publik duhet të paraqiten të ndarë në 3 orare të ndryshme, 7,8 dhe 9 të mëngjesit, kurse në privat ka numër të limituar punëtorësh në ambientet e punës, si dhe punëdhënësit janë të detyruar të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia.

Zjarr Tv Ad