Koronavirusi, në Itali 259 raste të reja dhe 4 vdekje në 24 orë. 3 mijë vullnetarë në Spallanzani për vaksinën anti COVID

0
14

Në Itali janë regjistruar 259 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, në rënie në raport më të dielën që u regjistruan 463 raste. Ndërkohë që rritet numri i viktimave, katër në 24 orë, duke e çuar numrin total në 35.209, ndërsa të dielën u raportuan vetëm dy.

Janë vetëm 3 rajone pa raste të reja (Friuli Venezia Giulia, Molise dhe Basilicata), ndërsa rritjet më të larta regjistrohen në Emilia Romagna

Personat aktualë pozitivë janë 13.368, 105 më shumë se dje. Ekziston edhe një pacient më shumë në 24 orët e fundit i shtruara në kujdes intensiv (46 në të gjithë Italinë) ndërsa pozitivë për Covid-19 me simptoma që gjenden në departamentet e tjera janë 779, +16 në krahasim me buletinin e së dielës. Janë 12.543 persona në izolim shtëpiak. Tamponët e realizuar në Itali në 24 orët e fundit ishin 26.432, gjithsej 7,276,276 që nga fillimi i pandemisë.

Kane mbërritur mbi 3 mijë kandidatë vullnetarë për vaksinën anti-Covid që do të testohet në Spallanzani në Romë. Këtë e bëri të ditur drejtori mjekësor i Institutit, Francesco Vaia, duke shtuar se kjo është demonstrimi i “zemrës së madhe të italianëve”.