Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste positive në Kosovë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 190 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.
Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.