Koronavirusi në Kosovë/Asnjë viktimë dhe 54 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Asnjë viktimë nuk është raportuar në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 670 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 54 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 625 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numdi i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.574.

Zjarr Tv Ad