Koronavirusi në Kosovë/Tre viktima nga Covid-19 dhe 48 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bënë me dije se gjatë ditën së fundit janë testuar 645 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 48 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 625 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.520 .

Zjarr Tv Ad