Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 7 viktima dhe 115 raste në 24 orë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht se është në trend zbritës, Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit në vend, 7 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 teksa numri i përgjithshëm është 341. Ndërsa nga 1,032 teste të realizuara, 115 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Në total që prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar 7,046 të infektuar. Numri i të shëruarve është rritur me 40  ku në total 3,027 persona janë kuruar. Në 24 orët e kaluara, 6 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 88 pacientë u shtruan në spital. Ekzistojnë 54 pacientë që mbështesin oksigjenin, asnjë pacient në ventilim mekanik.

Zjarr Tv Ad