Koronavirusi në Shqipëri: 16 të vdekur dhe 277 të infektuar

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka shkuar në 16 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.  Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Në një dalje për mediat task forca e ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste të reja, ndërsa në total janë 277.

Ndërkohë, 8 nga të prekurit janë fëmijë.

Në total janë testuar 1919 persona-Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

76 paciente të shëruar-Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.  Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë.

81 të shtuar tek infektivi-Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Zgjerohet harta-Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

– Tiranë                  143 raste

– Durrës                          30 raste

– Lushnje                        4 raste

– Elbasan                        8 raste

– Fier                               23 raste

– Kavajë                          6 raste

– Rrogozhinë         2 raste

– Korçë                            16 raste

– Vlorë                    5 raste

– Shkodër                       10 raste

– Lezhë                   6 raste

– Berat                            1 rast

– Has                       8 raste

– Krujë                    5 raste

-Tropojë                 4 raste

– Pukë                              4 raste

– Mirditë                2 raste

Apeli për qytetarët-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

Zjarr Tv Ad